Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Implementohet iniciativa globale Hour Of Code – Ora e Kodimit, nga data 13-17 nëntor

Tet 13, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se bashkë me SHPIK dhe @Code.ORG, në dy muajt e ardhshëm do ta implementojnë iniciativën globale Hour Of Code – Orën e Kodimit e cila do të nis nga data 13-17 nëntor.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se Ora e Kodimit ka për qëllim përgatitjen dhe nxitjen e nxënësve drejt mësimit të kodimit ku gjatë javës së Orës së Kodimit, shkollat dhe qendrat partnere do të organizojnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.

 

I ftoj të gjitha shkollat dhe qendrat trajnuese të bëhen pjesë e kësaj iniciative. Po ashtu, falënderoj partnerët dhe sponsorët e kësaj iniciative për ndihmën dhe përkrahjen e tyre.

 

Hour of Code™ është një iniciativë globale nga Computer Science Education Week dhe Code.org për t’ua mësuar miliona nxënësve anembanë botës nga një orë mësim shkenca kompjuterike dhe programim.

 

Le ta bëjmë kodimin një gjuhë që çdo nxënës e nxënëse e vendit tonë e flet rrjedhshëm!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM