Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e vitit të dytë u testuan në poligonin e udhëheqjes.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky testim bënë pjesë në vlerësimin praktik në kuadër të modulit të udhëheqjes ku secili kadet ka mision të veçantë dhe do të udhëheq vartës në mënyrë spontane nën presion të kohës.
Gjatë zgjedhjes së detyrës komanduese, kadetët do të mësojnë pikat e forta dhe pikat që duhet të përmirësohen.