Komuna e Prishtinës njofton se Ndërmarrja Publike Lokale e Kryeqytetit “Hortikultura” ka ndërruar emrin dhe logon e saj, nga tani e tutje do të quhet NPL “Gjelbër” sh.a
Kombinimi i dy motiveve, pemës dhe shkronjës “G” e cila është iniciali i parë i fjalës Gjelbër, shprehë më së miri qëllimin e kësaj Ndëramrrjeje të Kryeqytetit për të promovuar veprimtarinë dhe kujdesin që kanë ndaj natyrës si ndërmarrje publike lokale, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.