Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të skulptorit Luan Mulliqi.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka shpehur ngushëllime për familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor me rastin e ndarjes nga jeta të skulptorit Luan Mulliqi. Veprat e tij artistike do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij.
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta skulptorit Luan Mulliqi.
Veprat e tij artistike do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij.
Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare.
Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar.
Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”.






