Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Festivali i këngës në RTK na tregoi se me vullnetin, punën, përkushtimin e madh të profesionistëve të fushës, të ndihmuar nga Komuna e Prishtinës, përgjegjësit e institucioneve mund të sjellin një super spektakël për të gjithë qytetarët siç ishte Festivali i Këngës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Pallati i Rinisë dëshmoi se nuk i ka humbur gjallëria dhe se do të mbetet vendi ku do të shpalosen talentët tanë, siç ka bërë që nga vitet 70′ kur është formuar.
Përgëzime të gjithë artistëve, që nga skena e magjishme na dhuruan momente të paharrueshme.
Urime për fituesin e Çmimit të Kryeqytetit i cili edhe doli fitues i Festivalit, artistin Arbër Salihu – La Fazani, me interpretimin e veçantë dhe tekstin domethënës “Oj Kosovë”.