Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, Njesitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të Planit Operativ për luftimin e Kontrabandës kanë ushtruar kontrolle tek veturat. Operacioni ka rezultuar në kapjen e mallit të paligjshëm, në të cilin përfshihet një sasi e konsiderueshme e bizhuterive të argjendi me një peshë prej 3.6 kilogramë dhe një vlerë rreth 5000.00 Euro.
Mallin e gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Republikës së Kosovës. Procedura kundërvajtës ka filluar si dhe mallrat janë konfiskuar.
Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se do të vazhdojë të kujdeset për zbatimin e rregullave dhe ligjeve të qarkullimit të mallrave në kufijtë e saj dhe do të ndërmarrë hapa të për të parandaluar dhe ndëshkuar kontrabandën, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




