Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt përfunduan me sukses Patrullën “Triumfi Dardan 2023”.
Kjo patrullë e cila tashmë është ndër traditat më të çmuara të QSU-së, ka karakter garues në mes skuadrave. Gjatë kësaj patrulle kadetët sfidohen mjaft shumë në aspektin fizik, taktik dhe të udhëheqjes. Por, përvoja e mirë dhe mësimet e marra nga ky aktivitet janë të një rëndësie të veçantë për kadetët.
Qëndrueshmëria fizike dhe mentale, shpirti luftarak dhe puna ekipore janë esenciale në përfundimin e suksesshëm të Trimfit Dardan.
I përgëzojmë ‘Dardanët’ tanë për Triumfin e tyre, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






