Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se Zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se janë gati me rivitalizimin e rrugës “Mehmet Kaçurri” e cila po merr pamje fantastike. Kjo rrugë përmban 18 ndërtesa, tre prej të cilave janë monumente arkitekturore, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Rruga “Model” do të shërbej si shembull për rigjenerimin e blloqeve tjera brenda Qendrës Historike të Prishtinës.






