Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se edhe këtë vit Prishtina Music Conference solli në skenën e Kino Armatës personalitete të shumta të industrisë muzikore për të diskutuar mbi tema që i përkasin veprimtarisë së tyre.
Diskutimi ka filluar me praktikat e artit bashkëkohor për t’u përmbyllur një ditë më pas me Elena Orën, e cila vazhdon të udhëheqë motrën e saj, Rita Orën, drejt sukseseve botërore.
Konferenca përfundoi me performancën e perkusionistit marokien Rhani Krija, për të vazhduar më pas me “RAVE Festival” ku performuan artisët e industrisë ndërkombëtare dhe vendore.
MKRS ishtë një nga mbështetësit kryesorë të edicionit të tretë të PMC-së, i cili vazhdon të jetë një mundësi e mirë për të krijuar rrjetëzime e partneritete të reja ndërmjet skenës sonë dhe asaj ndërkombëtare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






