ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kazermën “Adem Jashari” është bërë hapja e garavr sportive që do të mbahen në kuadër të organizimeve për shënimin e “Ditës së Forcës” 27 Nëntorit, ku do të garojnë të gjitha njësitë e FSK-së, në disiplinat: futboll, volejboll, shah, ping-pong, shejtari dhe vrapim.
Të pranishimit në hapje i përshëndeti shefi i stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, me ç’rast pjesëmarrësve i uroi suksese dhe njëherë kërkoi që garat të vazhdojnë të realizohen në një atmosferë sa më festive, për të shënuar kështu “Ditën e Forcës”.
Sot është zhvilluar gjiroja e parë në futboll, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të zhvillohen disiplinat tjera sportive për t’u përmbyllur me një ceremoni ku do të shpërblehën më të mirët, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






