Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përkrahja e Qeverisë për Postën do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që shërbimet postare të jenë afër çdo qytetari

Nën 7, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot e kanë vizituar Postën e Kosovës, ku janë pritur nga kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrje, Nora Rraci, kryetari i Bordit të Drejtorëve, Fadil Bejta dhe anëtarët tjerë të Bordit.

Gjatë takimit u vlerësua se Posta e Kosovës është duke siguruar shërbim postar në çdo lagje të madhe dhe çdo fshat të madh, për të siguruar lehtësi të shërbimit dhe po e zgjeron rrjetin e zyrave postare edhe në veri të vendit ku së fundmi janë hapur katër pika të reja postare. Në Komunën e Leposaviqit vetëm në 24 orët e fundit janë rreth 200 transaksione nëpërmjet Postës së Kosovës atje.

U theksua se Posta është një partner i Qeverisë dhe i qytetarëve në shërbimin “One Stop Shop”, që lejon qytetarët të kryejnë shërbimet e tyre në qendrat e Postës për disa institucione pa pasur nevojë të shkojnë drejtpërdrejt te to. Në diskutim e sipër u veçua mbarëvajtja e projektit të aplikimit për Vula Apostile dhe Legalizuese për të gjitha dokumentet që vulosen në Departamentin për Çështje Konsullore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet Shërbimit Super Express dhe investimet në digjitalizimin e shërbimeve. Investimet kapitale për peridudhën janar-shtator të këtij vit janë mbi 70% më të larta sesa në periudhën e njëjtë të vitin 2022.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli vlerësuan se në platformën eKosova po integrohen të gjitha shërbimet postare, duke filluar deklarimin e adresës postare, që do t’i jep shtytje të madhe cilësisë së shërbimit. Ata po ashtu thane se përkrahja e Qeverisë për Postën e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që shërbimet postare të jenë afër çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, kryeshefja ekzekutive dhe Bordi Mbikëqyrës i njoftoi kryeministrin dhe ministren për punën, idetë dhe planet, si dhe bashkëpunimin me institucionet komunale dhe qendrore. Në mesin e arritjeve të fundit të Postës veçuan pasurimin e flotës me motoçikleta elektrike, të cilat ua mundësojnë shpërndarjen sa më të shpejtë të dërgesave postare tek qytetarët dhe po ashtu ofrojnë një transport të pastër ekologjik, si dhe promovimin që i bëhet vlerave të Kosovës përmes pullave postare.

Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mbështetjen e tyre për Postën e Kosovës, në përfundim të vizitës, kryeshefja Ekzekutive, Nora Rraci u dhuroi kryeministrit Kurti dhe ministres Rizvanolli pulla postare të kornizuara, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM