Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kroacia trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së

Nën 15, 2023

Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Kazermën “Croatia” në Zagreb një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së (PU) ka ndjekur trajnimin “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”.
Trajnim është udhëhequr nga instruktorët e Policisë Ushtarake Kroate dhe ka plotësuar të gjitha objektivat dhe qëllimin në kuadër të përgatitjeve profesionale për pjesëtarët e PU të FSK-së.
Në ceremoninë e certifikimet i pranishëm nga FSK-ja, ishte Atasheu i Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë Nënkolonel Shpend Zogaj, që në emër të
Komandantit të FSK-së ka falënderuar ushtrinë kroate për ndihmën që po jep në ngritjen profesionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë në të gjitha fushat e zhvillimit, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM