Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Parandalohen mjete monetare gjatë tentimit për t’u futur ilegalisht në Kosovë

Nën 18, 2023

Oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar zbuluan një tentativë për futje të paligjshme të mjeteve monetare në territorin e Kosovës.

Gjatë pyetjes zyrtare, drejtuesi i automjetit mohuar se posedon ndonjë gjë për deklarim. Pas kësaj, mjeti është përzgjedhur për një kontroll të detajuar në vijën e dytë të procedurës së kontrollit.

Si rezultati i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 Euro. Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme.

Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit, thuhet në postimin në Facebook të Doganës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM