Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se takimi i drejtuesve të teatrove, në prag të javës së edicionit të dytë të Festivalit të Teatrit Shqiptar “MOISIU” në Tiranë, fillon më 20 deri me 27 nëntor.
Ky ballafaqim veprash, ku dominojnë ato të dramaturgjisë shqiptare ka nisur vitin e kaluar me iniciativën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Festivali është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm në Prishtinë, ndërsa mbështetet nga Ministritë e Kulturës të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.