Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci merr pjesë në prezantimin e analizës për zbatimin e Rregullores së UP kundër ngacmimit seksual

Nën 20, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në panelin e diskutimit për analizën e raportit “Analizë e njohurive të studentëve mbi ekzistencën dhe zbatimin e Rregullores kundër ngacmimit seksual dhe ngacmimit, të Universitetit të Prishtinës.

Ky aktivitet është organizuar nga Qendra Artpolis, në kuadër të projektit “Human Rightivisim” i cili është zbatuar nga CDF, me përkrahjen e Ambasadës së Suedisë dhe UNFPA-së.

Ministrja, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, MAShTI e mbështet plotësisht zbatimin e kësaj Rregullore, sepse miratimi i saj është bërë me një vullnet të plotë nga ana jonë dhe ka pasur tendencë për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Ministrja Nagavci po ashtu ka theksuar se, rregulloret, ligjet dhe të gjitha dokumentet tjera ligjore të cilat e rregullojnë çështjen e ngacmimit seksual janë shumë të rëndësishme, po aq sa është i rëndësishëm edhe zbatimi i tyre.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka theksuar se, MAShTI ka punuar në këtë drejtim dhe posedon materiale të bollshme për edukimin seksual.

Ajo tha se është e rëndësishme të fillohet me mirëedukim nga mosha e hershme, pasi në këtë mënyrë vajzat dhe djemtë janë shumë më të fuqizuar dhe nuk do të tolerojnë ngacmime të tilla apo të rastin që ndodhin do të dinë ku t’i adresojnë.

Edukimi seksual ёshtё pjesё integrale e kurrikulave tё reja dhe mbi atё bazё MASHTI i ka zhvilluar materialet didaktike, udhёzuesit pёr edukimin seksual, pёr mёsimdhёnien me tё gjitha grupmoshat e arsimit parauniversitar, thuhet nё postimin nё Facebook tё MASHTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM