Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Kosova dhe Italia nisin negociatat për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim

Nën 21, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, sot kanë mbajtur një takim lidhur me nisjen e negociatave për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim, ndryshime këto që do të eliminojnë pengesat e ekstradimit të shtetasve mes dy shteteve.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se kjo është marrëveshja e parë me një shtet të Bashkimit Evropian për ekstradimin e shtetasve dhe sipas saj, kjo do të thotë se Republika e Italisë i beson sistemit tonë gjyqësor dhe korrektues.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se me plotësim-ndryshimin e këtij Traktati, Kosova dhe Italia nuk do të jenë strehë e sigurt për ata që ju janë shmangur drejtësisë.

Ministrja Haxhiu tha se përmes këtyre marrëveshjeve, thellohet akoma më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë drejt forcimit të sundimit të ligjit mes dy shteteve.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor – Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë, Stefano Opilio, Kryetari i Delegacionit; Gianfranco Criscione njëherit Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor, Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë.

Ndërsa nga Kosova, ishin përfaqësues nga Kabineti i Ministres së Drejtësisë, Sekretarja e Përgjithshme e MD-së, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga gjykata, thuht në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM