Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB vë në funksion Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit

Nën 24, 2023

Përmes një konference, Ministria e Punëve të Brendshme, ka vënë në funksion Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit, e cila është shumë e rëndësishme për evidentimin dhe ruajtjen e të dhënave të raportuara dhe evidentuara të rasteve të trafikimit me njerëz. 

Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, theksoi se pas një periudhe intensive, posaçërisht muajin e fundit, sot jemi mbledh të finalizojmë lansimin e bazës së të dhënave për viktimat e trafikimit.

“Trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut që shtyp vlerat themelore të një shoqërie demokratike. Jemi përkushtuar që me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, ta ndërtojmë një shoqëri me vlera dhe të sigurt për të gjithë. Kosova është vendi i parë në rajon me një bazë të të dhënave ndër-institucionale, një mjet thelbësor që do të na e mundësojë mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave kyçe për hartimin e politikave strategjike në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz dhe ofrim cilësor të shërbimeve për viktimat e prekura”, theksoi Gashani.

Ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, znj. Fahrije Ternava-Sheremeti, theksoi se zhvillimi e kësaj baze të të dhënave ka një rendësi të veçantë për ne si Ministri përgjegjëse, e cila përveç që do të mundësojë menaxhimin e rasteve, profilizimin e viktimave të trafikimit, do të mundësojë që në kohë reale të kemi informatat relevante. Ne këtë rast, një falënderim i veçantë shkon edhe për Grupin punues për përkushtimin, si dhe donatorët, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM