Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Gërvalla pret në takim ministren e Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Lahbib

Nën 24, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, priti sot në takim dypalësh ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës së bashku me delegacionin e saj.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik, integrimit euro-atlantik i Republikës së Kosovës në prag të Presidencës belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia vazhdimit të mbështetjes së shtetit belg mbi anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Këshillin e Evropës ishin disa nga temat ku u përqendrua diskutimi në mes ministres Gërvalla dhe ministres, Lahbib.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbisedueset vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, teksa theksuan përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për ngritjen e këtij bashkëpunimi në një nivel edhe më të lartë në fushat e interesit të përbashkët.

Ministrja Gërvalla i shprehi mirënjohje homologes belge për ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasade nga shteti belg në Republikën e Kosovës duke theksuar se kjo është dëshmi e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Si një urë lidhëse shumë e rëndësishme në përafrimin në mes dy vendeve dhe dy popujve është vlerësuar edhe roli i diasporës kosovare, e cila jeton në shtetin belg, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM