Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka qenë i ftuar nga kontingjenti ushtarak shqiptar që shërben nẽ KFOR, për festimin e ditës sẽ flamurit dhe festave të nëntorit në ambientet e Kampit Film City.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se ka takuar dhe zhvilluar biseda vëllazërore me ambasadorin Arben Malaj dhe pjesëtarët e kontingjentit shqiptar të KFOR-it.
Prezenca e ushtrisë shqiptare në kuadër të misionit të KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë. Kjo prezencë mbi të gjitha tregon për lidhjen tonë të pashkëputshme dhe të përjetshme.






