Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.
Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës.