Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë organizoi shfaqjen e filmit “Vozitësi” në qytetin e Besianës.
Qytetarët patën rastin ta ndjekin këtë shfaqje në shtëpinë e kulturës “Avdush Hasani” dhe të bashkëbisedojnë rreth këtij filmi dhe temës së trafikimit me qenie njerëzore dhe keqtrajtimit seksual të cilat trajtohen në këtë film, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.