Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëhet furnizimi i rregullt te tё gjithë konsumatorët, kanë parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve në Fushë Kosovë, përmes autoboteve.
KRU Prishtina njё autobot e kemi pozicionuar nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kalojё te kompleksi Ulpiana nё rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës, thuhet nё postimin nё Facebook tё KRU Prishtina.