Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla dhe Sow përurojnë objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në Senegal

Nën 30, 2023

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Senegalit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar.

Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar. 

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM