Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret në takim përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave

Nën 30, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i Qeverisë me organizatat e shoqërisë civile, e veçanërisht me ato të grave. U theksuan mundësitë e angazhimit të përbashkët, për të forcuar më tej zhvillimin ekonomik dhe për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave. U bisedua edhe lidhur me ligjin e punës, me fokus në dispozitat e lejes së lehonisë dhe asaj prindërore.

Kryeministri Kurti ritheksoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim. Ai përmendi vendimin e sotëm për 1882 studente, vajza e gra që u shpallën fituese të bursave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM).

Në këtë takim morën pjesë përfaqësueset e FEG: Saxhide Mustafa nga Riinvest, Igballe Rogova nga RrGK, Gjyljeta Devolli nga RrOGRAEK, Nora Latifi-Jashari nga GAP, Luljeta Demolli nga QKSGj si dhe Rrezarta Krasniqi nga D4D, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM