Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vendosur gurëthemelin e çerdhes në fshatin Batllavë të Podujevës, me ç’rast ka thënë se me vendosjen e gurëthemelit të kësaj çerdhe po rrisim mundësinë për përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm.
Ministrja Nagavci ka uruar që punët në ndërtimin e këtij objekti të shkojnë sipas planifikimeve dhe ndërtimi të përfundojë brenda dy viteve, ashtu siç është paraparë.
Për rëndësinë e ndërtimit të kësaj çerdheje për banorët e fshatit Batllavë ka folur kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili edhe e ka mirëpritur këtë investim nga ana e MAShTI
Ndërtimi i çerdhes në fshatin Batllavë ka koston 448,209.88 euro dhe sipërfaqe bruto 756.50 metra katrorë. Objekti parashihet që të ketë hapësirë për sistemimin e 60 fëmijëve, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.