Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur ide që fokusohen tek përmirësimi i pamjes dhe funksionalitetit të qytetit të Prishtinës, shfrytëzueshmërisë dhe veçanërisht jetueshmërisë së tij. Prishtina ka mjaft parregullsi dhe probleme në kontekstin urban, që njëkohësisht përmban shumë potencial. Kryeqyteti Prishtina dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) kanë për qëllim të inkurajojnë pjesëmarrjen e komunitetit lokal në proceset e planifikimit dhe zbatimit të qytetit.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ideja themelore është se si mund të përmirësojmë ose transformojmë hapësirat publike dhe rrethinat e tyre. Këto propozime mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga trotuaret, udhëkryqet, drita të qytetit, tabelat, fasadat e ndërtesave, vitrinat, çatitë, kalimet, tunelet, parqet dhe zona të tjera të gjelbruara, shatërvanët, sheshet, tregjet, pikat e informacionit, pavionet, ndërtesat e reja publike, apo edhe zgjidhje urbane utopike. Nuk ka ide shumë të madhe ose shumë të vogël, ndaj mos ngurroni të shpreheni plotësisht andaj ndani mendimet dhe propozimet tuaja me mundësinë për të bërë një ndryshim të shumëpritur në qytet.
Të gjithë, qoftë banorë të përkushtuar apo thjesht vizitorë në Prishtinë, të çdo moshe, kombësie apo mbrapavije profesionale, janë të ftuar të ndajnë idetë e tyre. Ju mund të merrni pjesë në këtë konkurs qoftë individualisht apo në grup me miqtë, kolegët, fqinjët ose anëtarët e familjes tuaj.
Kryeqyteti Prishtina për propozimin më të mirë do të shpërblejë çmimin “Rexhep Luci” që përfshin shpërblime monetare si: vendi i parë 5000€, vendi i dytë 1000€ dhe vendi i tretë 500€.
Projektet e zbatueshme mund të realizohen nga Kryeqyteti.
Termet dhe kushtet e konkursit mund t’i gjeni tek: https://kosovoarchitecture.org/
Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni tek: Information.kaf@gmail.com