Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se shfaqja “Arrëthyesi”, një nga shfaqjet më të njohura të repertorit botëror klasik, do shfaqet për herë të parë në Prishtinë.
Ky produksion i përmasave të jashtëzakonshme, vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Filharmonisë së Kosovës.
SALLA AMC l Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, Rr. Cërriku, Obiliq,16- 17 dhjetor 2023 / 19:30, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.