Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjykata Themelore në Prishtinë: Dënohen me nga 2 vjet burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Dhj 7, 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër tre të akuzuarve L.D, K.H dhe O.H se në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor ndaj gazetarit Valon Sylës, nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin l dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse me datë 11.04.2023, rreth orës 23:00, në Prishtinë të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin gazetarin Valon Syla, për shkak të një publikimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV “T7” dhe që të tre e kishin sulmuar fizikisht me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite për secilin veç e veç, se në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor, të akuzuarve në dënimin e shqiptuar me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, prej datës 14 prill deri më datë 07 dhjetor 2023.

Të akuzuarve iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € ta paguajnë për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit.

Gjykata ka refuzuar kërkesën pasurore juridike të të dëmtuarit Valon Syla, pasi që gjykata nga të dhënat e grumbulluara në procedurë penale ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për vendosje të plotë apo të pjesëshme të kërkesës pasurore juridike, andaj i dëmtuari V.Syla nga arsyet e lartëcekura për realizimin e kërkesës pasurore – juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore, thuhet në postimin në Facebook të Gjykatë Themelore në Prishtinë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM