Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani, ka marrë pjesë në Forumin e Dohas.
Presidentja Osmani ka takuar Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
“Kjo vizitë shërbeu për të rikonfirmuar përkushtimin e të dyja palëve për të intensifikuar bashkëpunimin në mes të vendeve tona në fusha e sektorë strategjik. Ishte po ashtu një mundësi ideale për të takuar përfaqësues të vendeve aleate, si dhe partnerë potencial me të cilët na bashkojnë objektivat e përbashkëta”, tha presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se ka diskutuar për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit, si dhe për përpjekjet e përbashkëta për ta forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Ajo ka shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.






