Policia është informua për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zajmë – Klinë.
Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Në aksident ishin të përfshira dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pas kyçje së pa sigurte të automjetit i cili tentoi të kyçej në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga personat e lënduar që ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestarë, gjerë sa dy të lënduarit tjerë vazhdojnë me tretman mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.