Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është mbajtur maratona humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila është organizuar në Prishtinë, me pjesmarrjen masive të mbi 3500 qytetarë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se sot mbushëm rrugët e kryeqytetit për kauzë të madhe, atë të ndihmës për fëmijë, të cilët po trajtohen në Klinikën e Hematologjisë Pediatrike në QKUK, e që ne përmes fondit të mbledhur nga të gjithë ne, janë siguruar shtretër për nënat që kujdesen për këta fëmijë në spital dhe po ashtu kemi siguruar pako ushqimore për 250 familje në nevojë.
Falënderim i madh për Jusuf Islamin, organizatorin e gjithë ngjarjes, i cili na bënë bashkë çdo vit për kauza të fisme e shumë të rëndësishme.