Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ambasadori Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike,veçanërisht përmes USAID dhe MCCgov programet dhe mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë.
E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme.