Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për detyrën e re në krye të misionit diplomatik letonez në Prishtinë.
Në takim kryetari Konjufca dhe ambasadorja Kuzma disktuan lidhur me bashkëpunimin që Kosova dhe Letonia kanë sendërtuar ndër vite midis tyre, si dhe për mundësitë e avancimit të tij në fusha të interesit të përbashkët.
Kryetari Konjufca e njohu diplomaten letoneze për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë këtij viti si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, përderisa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.