Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti uron për mandatin e ri deputetin Kamberi dhe mbështet shqiptarët e Luginës

Dhj 19, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot liderët politikë të Luginës së Preshevës që fituan në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”.
Prezent ishte bartësi i listës dhe Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri dhe nga Aleanca për Luginën, Ilir Sadriu.
Ai i përgëzoi për rezultatin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në betejën për pozitën e shqiptarëve të diskriminuar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi.
Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve.
Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.
Deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM