Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Hapet Konsullata e Nderit të Letonisë në Kosovë

Dhj 20, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë si e ftuar e nderit në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e hapjes së Konsullatës së Nderit të Letonisë në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin e vazhdueshëm mbështetës të Letonisë në të gjitha proceset e shtet ndërtimit të Kosovës, ashtu si edhe aspiratave të integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Rritja e mëtejme e bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është synim i ynë i vazhdueshëm theksoi Gërvalla.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit, krahas shumë mysafirëve të ftuar ishin të pranishëm edhe Ambasadorja jorezidente e Letonisë, Elita Kuzma dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës Ardian Hoxha, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM