Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK realizon Forumin e Nënoficerëve të Lartë

Dhj 22, 2023

Forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së ka përmbyllur punimet, ku ky forum bëri bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik me qëllim të zhvillimit dhe avancimi të korit të nënoficerëve të FSK-së, shkëmbimin e eksperiencave në mes nënoficerëve të FSK-së, dhe partnerëve, pjesë e këtij forumi ishin Rreshter majori i Komandës Regjionale të Lindjes RrM Jeffrey M. Stewart, RrM Marian Horvat nga NALT dhe rreshtera majorët e njësive të FSK-së, drejtuar nga Rreshter Majori(RrM) i FSK-së Bedri Zuka.

Forumi është hapur nga Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, ku me këtë raste ka theksuar se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë, ai gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së, në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së, me fokus gardën Kombëtare të IOWA-s që ka ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe koordinimit të objektivave të përbashkëta, arritjes së standardeve të kërkuara për zhvillimin e korit të nënoficerëve dhe rolit që nënoficerët kanë në përmbushjen e misionit të FSK-së, thuhet në postimin në Facebook të FSK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM