Komuna e Prishtinës njofton se sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike, konkretisht Neni 7, pika 1 obligon subjektet afariste-klubet e natës, të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.
Andaj ftohen të gjitha subjektet afariste-klubet e natës që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara sipas Rregullores së lartpërmendur.
Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten:
Certifikata e Biznesit me informata dhe
Kopja e dokumentit identifikues.
Afati i aplikimit nga 22 dhjetor 2023 deri më 15 janar 2024.
Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i Komunës, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.