Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me shumicë votash të këshilltarëve komunal, Kuvendi i Kryeqytetit ka aprovuar ndryshimet e rregullores për kujdestari të barnatoreve në kryeqytet ,duke u bazuar në kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe komunitetit gjatë periudhës dy mujore sa ka filluar funksionimin i kësaj rregullore.
08.00-23.00 do të jetë orari punës së barnatoreve, nga e hëna deri të shtunën, 23.00-08.00, 5 barnatore do të kujdestarojn me fokus afër QKUK dhe tri Qendrave të Mjekësisë Familjare nga e hëna të shtunën dhe 08.00-08.00 orari 24 orë të dielave dhe festave dhe 30 barnatore kujdestare të dielave dhe festave.
Zbatimi i orarit të ri fillon pas disa jave, pas kalimit të procedurave të nevojshme të rregullores, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.