Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sapo janë hapur zyrtarisht koridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë.
Aliu në postimin e tij në Facebook ka thënë se fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.
Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë.