Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen personat në Han të Elezit për djegien e bredhit dhe mbishkrimin që të mos festohet Viti i Ri se nuk është festë e jona

Dhj 28, 2023

Policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri.

Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekipë e zjarrëfikësve kishte lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte inicuar një rast për hetim “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin “Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’ dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”

Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë, e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM