Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Fryrja e faturave, “dhuratë” edhe për këtë fundvit

Dhj 28, 2023

KMDLNj u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrejnë zërin për shkeljen e të drejtave të tyre duke shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike. KMDLNj gjithashtu u kërkon që në mënyrë individuale të gjithë qytetarët të bëjnë padi kundrejt KEDS, KESCO dhe ZRrE për shkelje të të drejtave të tyre për fryrje të faturave të energjisë elektrike, për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthim të mjeteve të plaçkitura dhe në të njejtën kohë të paguajnë vetëm faturat e muajit të kaluar derisa të zbardhet e vërteta për fryrjet e këtij muaji.

Fryerja e faturave të energjisë elektrike edhe këtë fundvit është kryelajmi i fundvitit. Edhe më kryelajm se vet ndarja e dhuratave nga kryeministri i Kosovës. Për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës, të cilët që nga paslufta janë diskriminuar nga të gjitha qeveritë, e po vazhdon edhe më tutje, sikur nuk po mjafton kjo ata po vazhdojnë edhe të plaçkiten përmes fryerjes së faturave në kohë festash, në kohën e një ekonomie gati të rrënuar dhe në prag të liberalizimit të vizave.

ZRrE ka deklaruar që nuk ka pranuar numër të lartë të ankesave, kurse po të hyjsh në rrjetet sociale dhe në portale, dëshmohet totalisht e kundërta. KMDLNj mendon se qytetarët e Kosovës e kanë humbur (nëse ndonjëherë e kanë pasur) besimin në ZRrE që mund të mbajë anën e drejtë të qytetarëve të Kosovës. Deri më tani, për vite me radhë qytetarët shqiptarë të cilët janë detyruar që të paguajnë në kohë gjithë faturën e energjisë elektrike, përfshirë këtu edhe plaçkitjet që u janë bërë, e që për këtë ka dhe në vendim të Gjykatës Kushtetuese, se janë vjedhur qytetarët përmes fryrjes së faturave, ZRrE si autoritet rregullativ asnjëherë nuk ka treguar vullnet që të jetësojë me korrektësi detyrat e saj që e obligon edhe ligji.  Jo që ende nuk kanë gjetur mënyrën e duhur t’ua kthej mjetet qytetarëve për plaçkitjet e mëparshme por po vazhdon të njejtën rrugë.

Që reagimi ka qenë vetëm përmes rrjeteve sociale dhe në mënyrë deklarative, e që ndoshta mund të tregojë mungesë të “dijes” për ekzistimin e institucioneve përkatëse ankuese ua kanë mësuar dhe vet përfaqësuesit e popullit, deputetët të cilët poashtu reaguan vetëm në mënyrë deklarative dhe jo në tempullin e përfaqësimit qytetarë, Kuvendin e Kosovës.

Prokuroria e Shtetit do të duhej që sipas detyrës zyrtare të fillojë hetimet sa i përket ankesave të qytetarëve për fryerje të faturave të energjise elektrike dhe të marrë për bazë edhe ankesat e shprehura edhe në rrjetet sociale.

KMDLNj i rekomandon qytetarët e Kosovës që faturat t’i paguajnë vetëm në  shumën e muajit paraprak.

KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme dhe të këmbëngulin për hetime për këto fatura të jashtëzakonshme.

KMDLNj kërkon dorëheqje të bordit të ZRrE dhe hetime për drejtuesin e Bordit.

KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës që të organizohen dhe të protestojnë pa ndërprerë para zyrave të ZRrE, Kuvendit të Kosovës dhe KEDS-it.

Qytetarët duhet t’i mbrojnë të drejtat e tyre kur ligji nuk po e bënë këtë.

Qytetarët duhet të protestojnë kundër diskriminimit në baza etnike me ç’rast serbëve iu paguhet rryma qe 23 vjet nga të gjitha qeveritë kurse shqiptarët dhe joserbët penalizohen, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM