Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kosova për herë të parë ka Strategji Shtetërore për Rininë

Dhj 28, 2023

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Strategjia Shtetërore për Rininë 2024 – 2032, si dokumenti i parë strategjik për zhvillimin e rinisë me qasje ndërsektoriale dhe ndërhyrje ndërministrore.

Përgjatë vitit të fundit, ministria ka bashkëpunur me të gjitha institucionet publike sektoriale, me profesionistë të fushave dhe me vet të rinjtë për të hartuar një dokument që sjell në tavolinë sektorin publik për t’i identifikuar dhe adresuar sfidat e të rinjve në Kosovë.

Derisa Strategjia trajton të gjitha nevojat dhe sfidat qendrore të rinisë, zbatimi i saj do të përkthehet në tri plane 3-vjeçare të punës. Dokumenti i sotëm, përveç se është strategji ombrellë, shoqërohet me planin e tij të parë të veprimit, i cili në fokus ka rritjen e shkathtësive të të rinjve, shërbimin e tyre të drejtpërdrejtë dhe ngritjen e mirëqenies, shëndetit dhe sigurisë.

Për ta bërë këtë dokument të rëndësisë së veçantë sa më të qasshëm, ai është hartuar në pesë gjuhë: shqip, serbisht, anglisht, në gjuhën turke dhe rome, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Bashkangjitur gjeni dokumentin:

https://shorturl.at/fhuR8

https://shorturl.at/grwHN

https://shorturl.at/byEO9

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM