Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Gjatë periudhës janar- dhjetor 2023, numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët

Dhj 29, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në këtë fundvit numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediat përgjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2023.

Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë.

Njëherësh, AGK-ja, u bënë thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës, që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e mediave, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre, thuhet në postimin në Facebook të AGK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM