Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vazhdojnë aktivitetet e policisë në zbatim të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”

Dhj 29, 2023

Me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në trafik dhe në veçanti parandalimit të aksidenteve, Policia e Kosovës është duke e zbatuar një urdhër operativ, nga i cili dalin detyra e aktivitete shtesë për policët e përfshirë në zbatim të këtij urdhri.

Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (28.12.2023), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu: në rajonin e Prishtinës janë realizuar 157 PKV, në rajonin e Gjilanit 85 PKV, na të Ferizajt 72 PKV, në rajonin e Prizrenit 41, në rajonin e Gjakovës 46, në rajonin e Pejës 51 PKV, në rajonin e Mitrovicës Jugu 61 dhe në rajonin e Mitrovicë Veri 20 PKV, po ashtu nga njësitet qendrore të trafikut janë realizuar edhe 34 PKV, pra gjithsej 567 Pika Kontrolli për Vetura.

Policia, për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, ka konfiskuar patentë shoferët e 62 drejtuesve të automjeteve.

Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente e në veçanti të ruhet shëndeti e jeta e qytetarëve, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM