Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar dy shoferë në tejkalim të shpejtësisë.
Njëri ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi 188 km/h si dhe shoferin tjetër duke drejtuar mjetin me shpejtësi 205 km/h.
Të njëjtit janë gjobitur me 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.