Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Qoftë Viti 2024 testament për përkushtimin tonë në ndërtimin e një Kosove më të begatë

Dhj 31, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një videoadresimi u ka uruar qytetarëve më shumë lumturi, prosperitet e perspektivë në Vitin e Ri 2024. 

Kreu i PDK-së ka uruar që në vitin 2024 të ketë vende të reja pune, mbështetje për sipërmarrësit, kushte më të mira për policët, mjekët, mësuesit, rritje të mirëqenies sociale për kategoritë në nevojë. 

“Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbushur me shpresë, gëzim dhe mundësi të pakufishme. Qoftë ky vit një testament për shpirtin tonë të palëkundur dhe përkushtimin tonë për ndërtimin e një Kosove më të ndritshme dhe më të begatë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kujtuar që edhe ky vit, i cili u përcoll me ekonomi të rënduar, sanksione nga BE, drejtësi të mohuar, demokraci të lënduar, shëndetësi e arsimi të degraduar dhe shuarje të diplomacisë, nuk ishte i lehtë për Kosovën.

“Të gjitha, fatkeqësisht, ishin në regres. Vetëm arroganca e papërgjegjësia në qeverisje shënuan progres. Kjo nuk është Kosova që e meritojmë. Kjo nuk është Kosova që e duam. Kjo nuk është Kosova për të cilën kemi punuar e sakrifikuar

 

Kosova është krenari e përhershme. Në kohë edhe më të vështira kemi dalë fitimtarë, më të fortë dhe më të bashkuar, të shtyrë nga pasioni dhe dashuria e palëkundur që ndajmë për atdheun tonë të dashur”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi tha se PDK si parti e lirisë dhe e shtetndërtimit është e angazhuar që ta kufizojë keqqeverisjen, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM