Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti viziton familjet e dy heronjve të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri

Dhj 31, 2023

Në prag të ndërrimit të motmoteve, në ditën e fundit të vitit 2023, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policës së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizituan familjet e dy heronjve të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri.

Vizitën e filloi në Samadrexhë te familja Bunjaku, i shoqëruar edhe nga djali i Enver Zymerit, Sokoli. Aty kryeministri Kurti u shprehu edhe një herë mirënjohjen e thellë për sakrificën dhe kontributin e rreshterit të Policisë, heroit tonë Afrimit, gruas Lumnijes, vajzës Arbenitës dhe dy djemve Fatlumit e Jetlumit, motrës Fexhrijes si dhe të afërmve të tjerë.

E nga aty i shoqëruar edhe nga dy djemtë e Afrim Bunjakut, Fatlumin e Jetlumin, vizituan familjen e Enver Zymerit, ku u pritën nga vëllai Egzoni, gruaja Drita, djali Sokoli, vajzat Luljeta e Rinesa, axha Ramadani dhe shumë të tjerë.

Enverin e kujtoj dy herë, tha kryeministri, një herë për shërbimin dhe sakrificën e tij dhe një herë tjetër për Bacën Rremë, babain e tij, Muharremin, shokun tim të burgut, me të cilin e kam ndarë të njëjtën qeli për një vit, në burg të Serbisë, e i cili ndërroi jetë para dy vitesh.

“Festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por ne nuk i harrojmë asnjëherë, sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë”, tha kryeministrit Kurti.

Oficerët e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku e Enver Zymeri ranë në krye të detyrës për sundimin e ligjit, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM