Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare e Kosovës vazhdon punën në menaxhimin e kufirit dhe parandalimin e kontrabandës

Dhj 31, 2023

Pas një angazhimi të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) -Veriu në bashkëpunim me (NJNSH)-Lindje në Jashanicë të komunës së Leposaviqit është kapur një kombi i tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri.

I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror.

Në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM