Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Veliu, tek ministri, Xhelal Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla është njoftuar me sfidat e mëdha në fushën e sigurisë dhe ai u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.