Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku: 24 marsi 1999 shënon momentum të ri për Kosovën e përpjekjen shekullore për liri

Mar 24, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton 22 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.

“Po bëhen 22 vjet nga intervenimi ushtarak i NATO-s mbi caqet Jugosllave; dhe kështu fillimit të fundit të vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë.  

 

24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri. Ky momentum hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit. Prandaj, qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat,  që përmes NATO-s dhanë shpresën e pritur kaherë.  

 

Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë. Gjeneratat e ardhshme duhet ta mbajnë 24 marsin si fundament të lirisë së tyre, fundament të shtetësisë sonë.  

 

Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë.  

 

Kosova vazhdon të ndërtojë ëndrrën e saj origjinale për anëtarësim të plotë në NATO e në BE-së. Përjetësisht mirënjohës!”, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM